Lättenwiessenstr. 5
8152     Glattbrugg
Tel:  0848 83 07 07
Fax: 0848 83 07 08
  • Din Maliqi

    Din Maliqi
    President

    dini@dini-parkett.ch

  • Mirësevini ne faqen tone te internetit. Këtu do të keni mundësinë të njiheni më mirë me natyrën e punës sonë.
  • Firma është formuar në vitin 1995 në Zug. Që nga ajo kohë Firma Dini Parkett është zhvilluar në një ndërmarrje shpresëdhënëse. Gjatë kalimit të viteve është rritur dukshëm numri konsumatorëve tanë, në saje të seriozitetit, përpikmërisë dhe zgjerimit të politikave çmimore të cilat janë të leverdishme.
  • Nga përvoja shumëvjeçare e ekipit që është shumë kompetent në lëminë e parketit dhe teknologjinë e dyshemesë, tek ne jeni gjithmonë ne duar të sigurta. Zotërojmë të gjitha mënyrat e zbatimit të punës në vënien e parketit.
  • Sidomos në lëmin e rikonstruimit dhe renovimit te dyshemeve të vjetëruara apo dyshemeve nga druri që kanë qenë të përdorura një kohë të gjatë, me neve ju tashmë keni gjetur mbështetjen e duhur.
  • Firma jonë është e përbërë nga një ekip dinamik të rinjsh të cilët janë të trajnuar mirë në vënien e parketit.
  • Puna jonë e kujdesshme dhe besnikëria në termine janë për ne më se të qarta.
  • Me kënaqësi do të ju ftonim në dhomën e ekspozimeve ku do të mund të ju këshillonim për llojet e drunjve, mënyrat e vënies dhe do të bënim demonstrimin e mostrave.
  • Motoja jonë është: Kualitet me çmime të volitshme!
  • Nëse arritëm të zgjonim kurreshtjen tuaj atëherë thjeshtë nakontaktoni
Copyright 2006 © Dini Parkett AG. Të gjitha të drejtat e rezervuara. AGB | design: albstudio