Klimatizimi: Klima ideale është prej 20 °C me një lagështi relative të ajrit rreth 50 - 60%. Druri është material lagështi thithës, i cili e merr lagështin nga ajri dhe përsëri e liron atë.
Kur kemi ndryshim të lagështisë së drurit vjen deri te fryrja e sipërfaqes. Tkurrja e drurit d.m.th. tek tharja e poshtme vjen deri te formimi i artikulacionit dhe kur kemi lagështi të madhe të ajrit atëherë vjen deri te lakimi i drurit.
Kur është lagështia e ajrit e madhe: të nxehet dhe te ajroset.
Kur lagështia e ajrit është e pakët: si burime lagështie konsiderohen p.sh lulet, pastrueset e ajrit; Udhëzim: Përmbyllja e fundit që i bëhet parketit duhet të thahet 8-12 orë, pastaj mund të kalohet nëpër të. Në 14 ditët e para parketi duhet të përdoret sa më pak.
Mobiljet duhet te vihen me shume kujdes dhe para kësaj kohe nuk duhet te vendosen tepihët si dhe më parë nuk duhet pastruar parketin me ujë.
Sa më shumë që të ruhet dyshemeja në ditët e para aq më e lartë është jetëgjatësia e saj.
Karriket e zyrave duhet te vendosen me rollet e tyre speciale për parket.
Tek karriket dhe tryezat duhet te përdoren ngjitëset adekuate per to.
Kushtoni vëmendje ngjyrës së lapsit si dhe këpucëve qe kanë metal ngase mund te lënë gjurmë.
Ne zonën e hyrjes per këmbësorë keni kujdes gjurmët e baltës, sepse papastërti te mëdha si balta dhe rëra duken si letër grithëse.
Mirëmbajtja - parket të mbyllur:
Dysheme me dëmtime normale dhe mesatare
sipas kërkesës
Banim, gjumë, zyra jopublike
çdo 1-2 muaj
Dysheme të dëmtuara rëndë
sipas kërkesës
Zyrë me transport pubik, shkolla, godina biznesi
çdo 1-2 javë
Mirëmbajtja - parket të njomur: parketi i njomur ka nevojë për kujdes intensiv në muajt e parë. Në këtë mënyrë sipërfaqja e dyshemesë do të normalizohet shpejtë dhe do krijojë një film mbrojtës.
Dysheme me dëmtime normale:
Sipas kërkesës
Banim, gjumë, zyra jopublike
çdo 6-10 muaj
Dysheme të dëmtuara rëndë
sipas kërkesës
Reatorane, klasa, zyrë me transport pubilk
1 herë në javë
Nëse iu përmbaheni të gjitha këtyre rregullave ju do të keni kënaqësi në dyshemenë nga parketi edhe pas një dekade.